Deviant Login Shop  Join deviantART for FREE Take the Tour
×

:iconblar101: More from blar101


More from deviantART



Details

Submitted on
May 10, 2008
File Size
1.2 KB
Thumb

Stats

Views
3,395
Favourites
0
Comments
0
×
   * * *

Poezi e ëmbël
Dua të jem sërisht fëmijë,
Të luaj me rrotën e drujtë
Që ndodhet në oborrin
Plot mollë të komshiut tim.
Të hipi mbi pemë
E të kacavirrem nëpër mure.
Vashëz e ëmbël,
Dua të shoh ëndrra të bukura
E të fle i qetë,
Në një fushë të mbushur
Me luledele që më flasin.
Se ato dinë të flasin.
Ditë e ëmbël
A s’më thua nga ka shkuar Dielli,
E kam ndjekur një ditë
Por ai si i trembur fshihej
Pas mureve të një ndërtese shekullore.
Kujtim i ëmbël
Dua të vjedh në oborrin
E gjyshes time ca kumbulla
Akoma të pa bëra,
Veçse tashmë u bë kohë
Që kumbullën time e kanë prerë.
Poezi e ëmbël,
Tragjikomike janë këto vite,
Dikur luaja e qeshja
Tani më duhet të mendoj...
.
No comments have been added yet.

Add a Comment: