literature

Ne cmendinen e me te mencurve

Deviation Actions

blar101's avatar
By
Published:
219 Views

Literature Text

*  *  *

Si të zëna në faj                                           
Bien gjethet.
Ujrat ngrijnë bardhësinë.
Me lot të turbullt sytë e mi,
Netëve zbrazin mërinë.

E gjatë, e vetme
Dhimbja ime.
Më degdisi, s’di se ku,
Në çmendinën e më të mençurve,
Apo thjesht në botën këtu.

Nuk e di ku shkuan
Fjalët e mira e përqafime,
I kam quajtur vëllezër e motra
Më goditën prapa shpine.

Por mori rrugë hipokrizia
Në fytyrën e kujdo.
Qeshin me dhimbjen egërsirat,
Në vënd të po-së thonë jo.

Por nesër drita do të ndriçojë,
Dashur padashur çdo njeri,
Dhe e praruar e vërtetë,
Do nxjerrë në në pah…
Shpirtrat e zi.

E më pas gjethet që ranë,
Do të bëjnë pis bardhësinë.
Në  një natë të kaltër, shpirti,
Do ta zbrazë të gjithë mërinë.
Nga libri im i dyte.. me te njejtin titull
© 2008 - 2024 blar101
Comments0
Join the community to add your comment. Already a deviant? Log In